Uji Dea

Haziri: KPF-ja ka agjendë institucionale, nuk ndikohet nga askush

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Lutfi Haziri thotë për rajonipress se akuzat e opozitës se KPF po zhvillon agjenda politike janë të papranueshme dhe të paqëndrueshme. KPF është trup profesionale dhe asnjëherë nuk kam ndërhyrë në punën e saj. Edhe Flakës së Janarit po ia kthejmë dinjitetin edhe në formë edhe në përmbajtje.

Lutfi Haziri hedh poshtë akuzat e PDK dhe LVV se Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), po merret me agjenda politike dhe po anashkalon problemet e qytetarëve. “KPF po punon sipas agjendës së saj institucionale dhe asnjëherë nuk ka ndodhur që unë të ndërhyjë në punën e saj. Vet fakti se nuk marrë pjesë në takimet e KPF-së tregon vullnetin tim për të mos u përzier në punën e KPF-së”.

FIDANISHTJA

Haziri thotë se KPF po e kryen punën e saj me profesionalizëm dhe opozita duhet ta ndjek rrugën e bashkëpunimit e jo të bojkotit.

Kurse rreth akuzave se “Flaka e Janarit” po zbehet Haziri tha se pikërisht jemi munduar që ta ngjallim këtë manifestim si në formë ashtu edhe në përmbajtje. “Flaka e Janarit” vetëm sa është pasuruar dhe është bërë më e fuqishme me programe të reja dhe për çdo vit ne do ta avancojmë këtë manifestim kombëtar” tha Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.