GRANDEMALL

Haziri koordinohet me këshillin e fshatit dhe shoqatën “Malisheva” për realizimin e programeve të përbashkëta

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim këshillin e fshatit Malishevë, në krye me kryetarin, Latif Maliqi.

Pas takimit, kryetari Lutfi Haziri, duke folur para gazetarëve, ka thënë se qëllimi i takimit ka qenë koordinimi me këshillin e fshatit dhe shoqatën që vepron në Zvicër, për realizimin e programeve të përbashkëta.

GRANDEMALL

“Bashkë me këshillin e fshatit dhe shoqatën “Malisheva” me seli në Zvicër, po angazhohemi në koordinimin e programeve të përbashkëta. Edhe vullnetarët e këtij fshati kanë bërë një punë të jashtëzakonshme përmes këshillit, duke pastruar, mirëmbajtur dhe gjelbëruar hapësirat e përbashkëta. Komuna do të vazhdojë t’i mbështesë programet komunitare në atë që ne i quajmë fshat model, duke përshirë Malishevën dhe Malishevën e Epërme”, ka thënë Haziri.

Ndërkaq, kryetari i këshillit të fshatit Malishevë, Latfi Maliqi, e ka falënderuar kryetarin Haziri për ofrimin e mbështetjes së madhe për realizim të disa projekteve komunitare, përderisa janë dakorduar që njëra nga mbledhjet e bordit të drejtorëve të bëhet në ambient të hapur në këtë fshat. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.