ARKATANA

Haziri: Kontributi i Ambasadës së Shqipërisë me ndikim për administratën e Gjilanit

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në një takim pune Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, me të cilin kanë biseduar. Me këtë rast kryetari Haziri ka thënë se vizita e Ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë është e një rëndësie të madhe për Komunën e Gjilanit dhe qytetarët e saj në fusha të ndryshme, në kuadër të zhvillimit në vend.

“Është vizita e dytë këtë vit e ambasadorit Minxhozi në Gjilan, që tregon inkurajim dhe mbështetje jashtëzakonisht të madhe për mua dhe administratën e Komunës së Gjilanit, por edhe qytetarët e Gjilanit. Me ambasadorin biseduam për zhvillimet në vend dhe në interes të zhvillimit dhe partneritetit të Komunës së Gjilanit e që është me shumë vlerë kontributi i Ambasadës së Shqipërisë”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri.

Fundamenti

Ndërsa ambasadori Minxhozi me këtë rast ka thënë se vizita në Komunën e Gjilanit përherë janë me një emocion të veçantë, sepse është një Komunë me histori të treguar në të gjitha kohërat për vitalitetin e popullit të kësaj pjese të kombit shqiptarë. “Ndjehem shumë mirë sa herë që vij në Komunën e Gjilanit, kur marrim parasysh historinë dhe kontributin e treguar në të gjitha kohërat për vitalitetin e popullit në këtë pjesë të kombit shqiptarë. Gjilani është i vendosur në një zonë shumë të bukur gjeografikisht. Me kryetarin Haziri, biseduam për situatën politike në vend, se si klasa politike duhet të bëjë ç’është e mundur, që situata e tanishme duhet të kapërcehet në të mirë të proceseve demokratike të Kosovës, në të mirë të gjitha reformave që janë ndërmarrë në Kosovë gjatë viteve që Kosova është një shtet i pavarur. Po ashtu nxita kryetarin Haziri edhe për procesin tepër interesant që ka të bëjë me bashkëpunimin ndërkufitar, me projektin e madh që Bashkimi Europian i ka besuar Komunës, e që është një nder i cili duhet të respektohet edhe me punë këmbëngulëse dhe duhet bërë ç’është e mundur që ky projekt ti hapë rrugën edhe projekteve të tjera që kanë të bëjnë me zhvillimin jo thjeshtë të Komunës së Gjilanit, por edhe të rajonit në përgjithësi. Po ashtu ne biseduam edhe për vazhdimin e projekteve në fushën e turizmit dhe i prezantova sot kryetarit Haziri edhe kërkesën e kryetarit të Bashkisë së Sarandës që brenda muajit dhjetor një delegacion i Komunës së Gjilanit të vizitoj Komunën e Sarandës dhe Himarës për të shikuar mundësitë e bashkëpunimit në fushën e turizmit për vitin e ardhshëm”, ka thënë Ambasadori Minxhozi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.