Eko Higjiena

Haziri konfirmon mbështetjen ndaj fermerëve që janë prekur nga pandemia

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku më nënkryetarin Arbër Ismajli dhe drejtorin e Bujqësisë, Ramiz Ramadani, kanë vizituar serrat e familjes Rahimi në Malishevë, të cilët janë kultivues të fidaneve të ndryshme.

Haziri tha se është krenar me punën dhe angazhimin e kësaj familje, të cilët me duart e tyre, kanë arritur ta zhvillojnë këtë veprimtari.

“Kjo familje punon 12 muaj dhe në katër sezonet, prodhimet janë të gatshtme për treg, duke furnizuar edhe prodhuesit e vegjël, por edhe të tjerët. Pandemia i ka prekur, sepse një pjesë e produkteve të marullës e sallatës. Do ta shikojmë mundësinë e zhdëmtimit, në mënyrë që të mos lejohet të preket interesi i kësaj familje bujqësore, që janë shembulli më i mirë”, ka thënë Haziri.

Uji Dea

Kurse, në emër të familjes Rrahimi ka folur Nexhmedin Rrahimi, i cili e ka falënderuar kreun e Gjilanit për vizitën dhe ofrimin e mbështetjes për ta përballuar pandeminë Covid-19.

Ndërkohë, kryetari i Këshillit të fshatit atje, Latif Maliqi, ka shprehur mirënjohje për Hazirin dhe ekipin e tij për angazhimin për t’i dalë në ndihmë fermerëve.

Në kuadër të vizitave në terren, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri ka vizituar edhe fermerët të cilët po i shesin fidanet e marullës, kastravecave e specave, në lagjen Arbëria dhe në Iliria, të cilët u është mundësuar përmes shtandeve që u ka ofruar Drejtoria e Bujqësisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.