Uji Dea

Haziri konfirmon bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me “Hidromoravën”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot kompania regjionale për ujë “Hidromorava”, ku u informua për problemet dhe sfidat që ata po ballafaqohen.

Menaxheri teknik i “Hidromoravës”, Mumin Morina, ka thënë se furnizimi me ujë në qytet është i kënaqshëm, por që në fshatra është problematike. Ai tha se problemi më i madh i tyre janë humbjet e mëdha të ujit, që janë 50 për qind.

Mobi Casa

Ndërsa, kryetari komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka konfirmuar kësaj ndërmarrjeje bashkëpunimin, ndërsa ka thënë se rregullimi i ujit të pijshëm dhe tretmani i ujërave të zeza duhet të realizohet me urgjencë.

“Kam ardhur që t’ua konfirmoj bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që do ta kemi mes veti. Prej katër prioriteteve të komunës, dy lidhen direkt me këtë ndërmarrje, uji dhe tretmani i ujërave të zeza. Ne mendojmë që së bashku me Komisionin Europian t’i realizojmë këto projekte. 50 % e të hyrave do të shkojë për 3 prioritetet. Këto projekte duhet të realizohen me urgjencë lagje për lagje, fshat për fshat për t’ua zgjidhur problemet e qytetarëve”, ka thënë kryetari Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.