RCCOLA

Haziri: Komuna po vazhdon ta bëjë sanimin e rrugëve e ndërtimin e urave të përkohshme

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Ai është zotuar për mbështetje me të gjitha kapacitetet e Komunës edhe për sanimin e katër shtëpive të familjes Nuredini në Pogragjë, derisa konfirmoi se shtabi komunal është duke e bërë vlerësimin për dëmet në bujqësi dhe së shpejti do të dilet me raport përfundimtar.

Banorët e fshatrave Pogragjë dhe Sllubicë kanë falënderuar kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, për mobilizimin e ekipeve të shtabit emergjent pas reshjeve të fundit të shiut, me ç’rast shkaktuan vërshime e dëme në disa ekonomi familjare e në toka bujqësore.

Gjatë vizitës së sotme të kryetarit Haziri në zonat e prekura të këtyre fshatrave, Pajazit Zahiri nga Sllubica, ka thënë se ekipet komunale kanë intervenuar në kohë rekorde për t’iu krijuar qasje banorëve, pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut.

KKVITI

Kreu i Gjilanit, tha se Komuna po vazhdon ta bëjë sanimin e rrugëve e ndërtimin e urave të përkohshme, duke iu ofruar qasje në infrastrukturë të gjithë banorëve të prekur nga vërshime.

Ai është zotuar për mbështetje me të gjitha kapacitetet e Komunës edhe për sanimin e katër shtëpive të familjes Nuredini në Pogragjë, derisa konfirmoi se shtabi komunal është duke e bërë vlerësimin për dëmet në bujqësi dhe së shpejti do të dilet me raport përfundimtar.

Kreu i Gjilanit theksoi se Komuna po vazhdon edhe projektet tjera të parapara për zgjerimin e rrugëve, një pjesë e të cilave tashmë kanë përfunduar./rajonipress/