Fundamenti

Haziri: Komuna e Gjilanit në gjendje gatishmërie, lidhur me reshjet e fundit

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve, të udhëhequr nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot është biseduar kryesisht për reshjet e fundit. Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Drejtoria e Shërbimeve Publike, i janë përgjigjur 26 rasteve të cilët kanë kërkuar ndihëm dhe është në gjendje gatishmërie 24 orë.

Me këtë rast Haziri, ka kërkuar nga këto dy drejtori dhe drejtoritë tjera të cilat mund të pikë-preken me rastet të cilat kanë nevojë për asistencë të nevojshme të jenë në gjendje gatishmërie.

Uji Dea

“Komuna e Gjilanit është në gjendje gatishmërie. Të gjithë drejtoritë duhet të jenë aktive në këtë drejtim varësisht nga natyra ku mund të pikë-preken me ndonjë rast, por veçanërisht Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Shërbimet Publike, në mënyrë që gjendjen ta kemi nën kontroll. Gjatë gjithë kohës kam qenë në kontakt me dy drejtorët për të marr informacione lidhur me gjendjen në terren. Po ashtu komisioni i mëparshëm i themeluar për vlerësimin e dëmeve është ende aktiv dhe do të merret direkt me këtë çështje, për të qenë në shërbim dhe për t’u dalë në ndihëm qytetarëve”, ka thënë kryetari Haziri, duke shtuar se deri në këtë moment nuk ka vend për panik nga vërshime të mundshme në hapësirën e Gjilanit.

Ndryshe, në mbledhjen e bordit janë dhënë edhe detajet e tjera rreth aktiviteteve të cilët janë duke u realizuar me projekte të ndryshme në terren./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.