GRANDEMALL

Haziri: Komuna e Gjilanit mbështetë bizneset, posaçërisht prodhuesit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i shoqëruar edhe nga drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Ismail Januzi, kanë vazhduar vizitat në bizneset private nga ku janë informuar për punën dhe nevojat që kanë bizneset në punën e tyre dhe zhvillimin e mëtejm.

Me këtë rast kryetari Lutfi Haziri, gjatë vizitës në biznesin AL – TECO, kompani e cila merret me prodhimin e tonerëve të ndryshëm për printer ka ofruar mbështetjen e Komunës për të ndikuar në krijimin e lehtësirave në institucionet lokale dhe krijimin e lehtësirave shtesë.

Uji Dea

“Jemi këtu në vizitën e këtij biznesi, në të cilin bëhet mbushja dhe prodhimi i tonerëve të cilët përdoren për shtyp. Të gjithë ne në Gjilan dhe më gjerë kemi mundësinë të përdorim prodhimet e kompanisë e cila është vendore e aq më mirë që është nga Gjilani. Sa i përket Komunës së Gjilanit, ne do të jemi përkrahë bizneseve duke krijuar lehtësira në të bërit biznes e që ndikon drejtpërdrejtë edhe në zhvillimin dhe zgjerimin e tyre nëpër veprimtaritë e tyre me të cilat merren”, ka thënë kryetari Haziri, duke shtuar se shteti ka ende punë në këtë drejtim, duke ndryshuar politikat të cilat pikëprekin biznesin, sepse numër i madh i qytetarëve janë të angazhuar në sektorin privat, ndërsa me mbështetjen shtetërore ky numër mund të rritet edhe më shumë, ngase numri i bizneseve është më i madh dhe mundësia e punësimit është më e madhe.

Ndërsa Selami Huruglica, pronar i kompanisë AL – TECO, e ka informuar kryetarin me punën që bëhet në këtë kompani, por edhe me vështirësitë që përballen në të bërit biznes.
“Jemi kompani që prodhojmë dhe bëjmë mbushjen e tonerëve. Po punojmë që veprimtarinë tonë ta zgjerojmë edhe më shumë, por me një mbështetje dhe krijim të politikave lehtësuese nga niveli qendror ne mund të bëjmë ndryshime pozitive, zgjerim të kompanisë, rritjes së kapaciteteve prodhuese por edhe punësime shtesë”, ka thënë Huruglica duke përshëndetur iniciativën e kryetarit që nga afër të njihet me problemet dhe me punën që bëhet nëpër bizneset e Komunës së Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.