FIDANISHTJA

Haziri: Komuna e Gjilanit i ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Nën udhëheqjen e kryetarit Lutfi Haziri, është mbajtur sot Bordi i drejtorëve i Komunës së Gjilanit, në të cilin janë diskutuar çështje tejet të rëndësishme. Pikë qendrore e kësaj mbledhje ka qenë tema për përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, sikurse që është diskutuar për qarkoren e dytë buxhetore.

Kryetari Lutfi Haziri, pasi ka dëgjuar raportimin e të gjithë drejtorëve, ka thënë të jetë tejet i kënaqur me përgatitjet që i ka bërë Drejtoria e Arsimit për fillimin sa më të mbarë të vitit të ri shkollor 2015-2016, ku janë bërë renovime në shumë shkolla, në mënyrë që të jetë një proces i mirë mësimor.

Në takimin e sotëm u tha se është gjithçka gati për mbajtjen e testit të afatit të dytë të Maturës Shtetërore, ku testit do t’i nënshtrohen 1072 nxënës.

United Hospital

Kryetari Haziri pohoi se e ka emëruar Komisionin Komunal për Buxhetin lidhur me planifikimin për buxhetin, duke theksuar se tash duhet të hyjmë në ofenzivë për ta përmirësuar buxhetin, që të ketë rritje në kategorinë e investimeve dhe subvencioneve.

Në takim është diskutuar edhe për dezinfektimin e shkollave të Gjilanit, për ndërtimin e objektit të ri të QKMF-së, për projektin për renovimin e shtëpive për rastet sociale, për vazhdimin e projekteve infrastrukturore, sikurse edhe për modernizimin e Tregut të Gjelbërt./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.