Haziri: Komuna e Gjilanit do t’i mbështet të gjithë të kthyerit në pronën e tyre

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit zoti Lutfi Haziri, ka pritur në një takim pune Ministrin për Kthim dhe Komunitete Dalibor Jevtiç, me të cilin janë dakorduar në harmonizimin e punëve, me qëllim që të mbështeten të gjithë të kthyerit në Gjilan.

Ky takim ka qenë në funksion të koordinimit të punëve të përbashkëta nga niveli lokal dhe ai qendror, në shërbim të ofrimit të ndihmës në forma të ndryshme për të gjithë të kthyerit në pronat e tyre në Komunën e Gjilanit.

Uji Dea

Komuna e Gjilanit, me kapacitetet e saja që ka, përherë do të jetë në mbështetje të këtyre rasteve dhe në ofrimin e kushteve elementare për të jetuar secili që ka dëshirën të kthehet.

Ndryshe dy udhëheqësit Haziri e Jevtiç, kanë dhënë mesazhin e qartë se Gjilani dhe Kosova është një vend tashmë i sigurt dhe duke u zhvilluar. Andaj kthimi në Gjilan dhe Kosovë është kthim i sigurt, ngase nuk ka asnjë dëshmi të ndonjë rasti të iniciuar për shkak të përkatësisë etnike, fetare apo racore./rajonipress/