Uji Dea

Haziri: Komuna do të ketë kujdes të veçantë për veteranët e luftës

/ 1 minutë lexim
FITORJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është takuar sot me një delegacion të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjilan, i kryesuar nga kryetari i saj Ahmet Daku, të cilët i kanë uruar kryetarit Haziri suksese në mandatin katër vjeçar.

Në këtë takim miqësorë është biseduar edhe për sfidat dhe problemet që kanë si organizatë. Kryetari Haziri është shprehur se do të ketë bashkëpunim të shkëlqyeshëm mes Komunës së Organizatës, për t’i zgjedhuar problemet dhe sfidat.

Uji Dea

“Do të punojmë bashkërisht për të mirën e qytetarëve. Puna e parë është që ta zgjidhim çështjen e banimit për ish-ushtarët, e pastaj atë të punësimit. Ky është vit i rëndë shkaku i borxheve dhe duhet ta bëjmë servizimin e tyre, pastaj në bazë të të hyrave komunale do t’i zgjidhim problemet një nga një”, tha me këtë rast kryetari Haziri.

Në fund të takimit, zoti Daku i ka dorëzuar kryetarit Haziri një raport të punës vjetore të OVL të UÇK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.