Fundamenti

Haziri: Komiteti i Gjilanit ka vendosur që t’i forcojë masat

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – #Dita95. Rikthimi i infeksionit në Gjilan është kërcënim për krejta të arriturat dhe punën e mirë që është bërë nga ana e Komitetit emergjentë të Gjilanit për parandalimin e përhapjes së #COVID19 . Komiteti i Gjilanit ka vendosur që t’i forcojë masat. Pra, mos u habitni, nuk mund të merrni e as të jepni shërbime pa maska e doreza ka shkruar Lutfi Haziri.

IKSHP na njoftoi për 5 raste të reja pozitivë, tre persona janë shëruar plotësisht, ndërkohë që numri total i personave aktivë me #Covid19 është 25.

Fundamenti

Komiteti i Gjilanit ka vendosur që t’i forcojë masat. Pra, mos u habitni, nuk mund të merrni e as të jepni shërbime pa maska e doreza. Institucionet, Qendrat Tregtare, kefeteritë e restorantet janë në monitorim të plotë të inspektorëve komunalë dhe do të ndërmerren masa nëse nuk funksionohet pa masa mbrojtëse e nëse nuk mbahet distanca sociale!/rajonipress/