Eko Higjiena

Haziri: Koha t’i bëhet presion Serbisë ta njohë Kosovën – roli i Rusisë është dobësuar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se tash është koha kur mund të ushtrohet presion mbi Serbinë që ta njohë Pavarësinë e Kosovës.

Haziri ka thënë se Kosova nuk duhet ta humbasë këtë shans kur roli i Rusisë në komunitetin ndërkombëtar është dobësuar për shkak të luftës në Ukrainë.

“Tani janë rrethanat më të mira që t’i bëhet presion Serbisë për ta njohur Kosovën sepse Rusia është në konflikt”.

ARKATANA

“Pozicion më të dobët të Rusisë asnjëherë nuk kemi pasur. Tani kemi një Serbi që nuk po pranon t’i vendosë sanksione Rusisë – nuk e ka pozicionin e vitit 2007-08 sepse në atë kohë Rusia ka qenë jashtëzakonisht e fuqishme”, ka thënë Haziri, në Klan Kosova.

Sipas tij, nuk duhet në asnjë mënyrë që të humbet ky momentum.

“Gjysmështatzëni nuk ka. Ky proces ose duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër ose dështon. Ne duhet të luajmë politikisht deri në fund – ose duhet ta marrim njohjen ose duhet të themi se çdo normalizim tjetër shton apetitet e Serbisë për konflikt në rajon”, tha Haziri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.