RCCOLA

Haziri: Koalicioni në Gjilan ka funksionuar mirë, por riformatimi do të ndodhë

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Lutfi Haziri e vlerëson të mirë partneritetin e koalicionit në Gjilan për këta gjashtë muaj. Thotë se partnerët e koalicionit kanë punuar mirë, pa asnjë dallim në ekip dhe pa asnjë dallim edhe do të vlerësohen. Por Haziri e ka një porosi për drejtorët se nuk do të ketë përjashtime e as pardon për askënd.

Lutfi Haziri tha për rajonipress se do të ketë riformatim të qeverisë komunale në paralel me ndryshimet e statutit të komunës.”Secili ka pasur mundësi të jetë pjesë e punës dhe efikasitetit duke vendosur në qendër shërbimin për qytetarin. Përkundër vështirësive, kaosit administrativ, kontratave në vepër dhe borxhet e mëdha stafi drejtues do të vlerësohet sipas angazhimeve, performances dhe rezultatit në punë”.

Uji Dea

Haziri tha se pjesë e vlerësimeve do të jetë efikasiteti në zgjidhjen e problemeve dhe përkushtimi në punën ekipore dhe luftimi i dukurive dhe neglizhencave, raporton rajonipress.

Ndërkaq i pyetur për partnerët e koalicionit AAK, PD, Vatra e Lëvizja Republikane dhe funksionimi i tyre për këta gjashtë muaj të qeverisjes Haziri tha se partnerët e koalicionit kanë punuar pa asnjë dallim në ekip dhe pa asnjë dallim edhe do të vlerësohen.”Nuk ka përjashtim e as pardon për askënd” tha Haziri./rajonipress/