FIDANISHTJA

Haziri: Kjo nuk është listë e veteranëve të luftës, është “Listë e Bllacës”

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri në një postim në Facebook ka thënë se lista e veteranëve të UCK;së së Zonës së Karadakut, e publikuar 3 ditë më parë është Listë e Bllacës- pasi aty janë përfshirë persona që nuk kanë qenë në luftë. Haziri, i cili nuk është përfshirë në këtë listë, ka ripohuar se personalisht ka qenë pjesë e UÇK’së.

Më poshtë mund të lexoni të plotë postimin e tij.

UBT

Lista e veteranëve të UÇK-së së Zonës së Karadakut, e publikuar 3 ditë më parë, është listë e papranueshme sepse aty gjenden shumë persona, të cilët nuk kanë qenë fare në asnjë cilësi në luftën e fundit, por kanë qenë së bashku me qindra mijëra njerëz në Bllacë, duke i anashkaluar veteranët e vërtetë. Me përbërjen e saj, kjo listë mund të cilësohet si ‘Listë e Bllacës”, e kurrësesi listë e veteranëve të luftës. Iu bëjë thirrje të gjithë atyre që u anashkaluan që të reagojnë në mënyrë urgjente dhe ta parandalojmë këtë marri, për të cilën do të na gjykoj historia për sa të jetë jeta. Ashtu siç na bashkoi Lufta Çlirimtare, le të na bashkoj edhe Liria e Kosovës. Nuk u ndam në luftë dhe nuk pranoj që askush të më ndaj nga bashkëluftëtarët 15 vjet pas luftës dhe 7 vjet pas pavarësinë e Kosovës. Jam i nderuar që si luftëtar i UÇK-së dhe luftëtar i rezistencës kam nënshkruar Deklaratën e Pavarësisë, jo për veten time, por për Lumin tim, babën tim Emrush Hazirin, gjyshin tim të dekoruar nga presidenti Nishani, Hetem Hazirin, stërgjyshin tim Rrustem Haziri (bashkëluftëtar i Idriz Seferit), për bashkëluftëtarin Ibrahim Uruqi – Hushi (dëshmor i kombit), për Avdullah Tahirin (heroin e Kosovës) me të cilin isha bashkëburgosur dhe për qindra mijëra dëshmorë e viktima të Gjilanit dhe Kosovës. Në përkujtim të luftës kolosale për Pavarësi (1912-1944) dhe në 70-vjetorin e Kryengritjes së Gjilanit (1944-1945) ne meritojmë respektin e Kosovës për hirë të gjakut të martirëve të Karadakut! Lut (Emrush, Hetem) Haziri

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.