ARKATANA

Haziri këshillon Presidenten: Mos i dërgo gjithmonë rastet në Kushtetuese

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka thënë se Presidentja e Republikës, mund ta ushtrojë detyrën e vetë kushtetuese, duke mos i dërguar gjithmonë rastet në Gjykatë.

Haziri, duke komentuar gjithë situatën e fundit politike në vend, ka thënë në emisionin “Click” se sipas të gjitha gjasave, pritet që Kushetetuesja të marrë shpejt një vendim.

“Presidentja e Republikës duhet ta ushtrojë detyrën e vet kushtetuese dhe jo përherë ti dërgojë rastet në Gjykatë”, ka thënë Haziri në ‘Click’.

Eco Higjiena

“Mendoj se koha është në favor të realizimit të këtij rasti.Kërkesa e z. Haradinaj ka të bëjë me vendim të Gjykatës Kushtetuese”, tha Haziri.

“Gjykata Kushtetuese me vetë faktin se ka reaguar shumë shpejt, duke kthyer kërkesën tek palët që mund të përfshihen në pyetësorin apo në kërkesën e Gjykatës Kushtetuese, tregon se procesi po zhvillohet shumë shpejt. Reagimi i ambasadorës, ka qenë i pritur që duhet të ketë durim deri në një vendim të Gjykatës”, ka thënë Haziri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.