Fundamenti

Haziri kërkon respektim të rekomandimeve të shtetit për masat mbrojtëse kundër Covid-19

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Komitetit për menaxhimin e emergjencave në Gjilan, në kuadër të parandalimit të pandemisë globale Covid – 19 dhe në bazë të rezultateve të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, kërkon respektimin e rekomandimeve të institucioneve shëndetësore dhe vendimeve të qeverisë së Kosovës, në mënyrë që të kemi sa më pak raste pozitive dhe normalizim të gjendjes.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se në ditën e 117 të përballjes me pandeminë globale, ka gjithsej 186 raste pozitive, prej të cilave 129 janë shëruar plotësisht, 53 raste janë ende aktive dhe nën monitorim të vazhdueshëm nga ekipet mjekësore dhe fatkeqësisht 4 qytetarë kanë humbur jetë deri më tani.

Fundamenti

Në bazë të njoftimit që ai ka dhënë, bëhet e ditur se edhe 46 mostra janë në pritje të testimit në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik dhe rezultatet e tyre do të publikohen këto dy ditë.

Haziri ka kërkuar nga qytetarët e Gjilanit që edhe më tutje nivelin e kujdesit ta kenë maksimal sepse siç ka thënë ai, asgjë nuk ka përfunduar dhe respektimi i rekomandimeve të institucioneve shëndetësore për masat mbrojtëse është e vetmja zgjidhje dhe e domosdoshme karshi armikut të pamëshirshëm Covid-19. /rajonipress/