UBT

Haziri kërkon nga të prekurit që t’i respektojnë rregullat e karantinës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në konferencën për media, ka njoftuar se shtatë shtëpi në Gjilan janë akoma në karantinë, apo 32 qytetarë aktiv me Covid-19.

Ai ka kërkuar nga të prekurit që të vazhdojnë t’i përmbahen rregullave të karantinës, duke mos rrezikuar të dalin deri në konfirmimin e negativizimit përmes testit.

“Kërkoj që të mos lejojnë thyerjen e rregullave të pandemisë. Çdo dalje nga burimi i katër i infeksionit Gjilanit i shkakton problem sistemore sepse ne kemi qenë para mbylljes së inspeksionit disa herë. Thyerja e rregullave ka shkaktuar valën e re të të prekurve”, ka thënë Haziri.

Ai u ka uruar shërim të gjithë të prekurve.

Uji Dea

“Ata nuk mund të jenë të stigmatizuar dhe nuk duhet të frikësohen as familja, lagja apo fshati sepse është e menaxhueshme në kuptimin shëndetësorë”, tha ai.

Haziri tha se në tri ditët e fundit janë testuar mbi 100 qytetarë të Gjilanit, të cilët rezultuan negativ me Covid-19, duke shtuar se nga sot fillon testimi i futbollistëve për shkak të përgatitjeve për rifillimin e Superligës së Kosovës.

“Pjesa më e madhe e lojtarëve të SC Gjilani kanë rezultuar në test negativ, por do t’I nënshtrohet edhe pjesa tjetër e klubit, sikurse që do të testohen edhe lojtarët e FC Drita. Lojtari që doli pozitiv i FC Drita jeton në Tetovë dhe s’ka pasur kontakte me klubin e as komunën tonë”, ka njoftuar Haziri.

Në fund, Haziri ka kërkuar që të suspendohen masat e kufizimit të qarkullimit të njerëzve./rajonipres/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.