RCCOLA

Haziri kërkon nga dy Ministritë e Kulturës, ta mbështesin manifestimin mbarëkombëtar

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ka ardhur koha që dy Ministritë e Kulturës, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë, të zgjohen nga gjumi dhe ta mbështesin këtë manifestim mbarëkombëtar ka shkruar Lutfi Haziri.

Qytetaria e Gjilanit këto ditë i dha epitetin qytetit tonë “kryeqyteti kulturor i shqiptarëve”. Me “Festë Flakën”, sonte e përmbyllëm në mënyrën më të mirë manifestimin shumëkulturor, mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2016”.

RCCOLA

Ky është muaji i përkuljes së të gjallëve ndaj veprës dhe sakrificës së atyre, të cilët, dëshmuan se si duhet atdheu.

Ata na mësuan që të mos e pranojmë robërinë. Shpreh krenarinë dhe falënderimin tim për të gjithë ata që punuan dhe bënë që ky manifestim të marrë përmasa kaq madhështore. Ka ardhur koha që dy Ministritë e Kulturës, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë, të zgjohen nga gjumi dhe ta mbështesin këtë manifestim mbarëkombëtar ka shkruar Haziri./rajonipress/