FITORJA

Haziri kërkon monitorim të vëzhguesve evropian për zgjedhjet e nëntorit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Deputeti Lutfi Haziri kërkoi nga Parlamenti Europian që të bëhet monitorimi i zgjedhjeve lokale të nëntorit nga ana e vëzhguesve Europian, duke rikujtuar që në zgjedhjet e kaluara kemi pasur abuzim, keqpërdorim dhe vjedhje industriale të votave, fakt i konstatuar edhe nga vëzhguesit europian.

Kryetari i komisionit parlamentar për integrime Europiane deputeti Lutfi Haziri ka marrë pjesë në takimin ndërparlamentar me kuvendet nacionale të Europës Juglindore që është mbajtur në Shkup të Maqedonisë.

Tema e takimit ka qenë, parlamenti i hapur, transparenca dhe aktiviteti parlamentar, ku pjesëmarrës në këtë aktivitet kanë qenë Laszto Surjan zv/kryetar i parlamentit Europian, Eduard Kukan e Tanja Fajon.

Pas takimeve të shumta që deputeti Haziri ka pasur me delegacione parlamentare europiane si ato nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi etj, Haziri foli në emër të kuvendit të Republikës së Kosovës.

Eco Higjiena

Në emër të kuvendit të Kosovës, deputeti Haziri paraqiti nevojën që Kosova të përfshihet aktivisht në procesin e integrimit, duke e njohur rolin mbikëqyrës të kuvendi të Kosovës, duke njohur të drejtën për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës që qytetarët tanë të lëvizin lirshëm brenda vendeve të BE-së.

Gjithashtu deputeti Haziri kërkoi nga Parlamenti Europian që të bëhet monitorimi i zgjedhjeve lokale të nëntorit nga ana e vëzhguesve Europian, duke rikujtuar që në zgjedhjet e kaluara kemi pasur abuzim, keqpërdorim dhe vjedhje industriale të votave, fakt i konstatuar edhe nga vëzhguesit europian.

Në fund deputeti Haziri bëri me dije se Kosova ka detyrim ligjor që zgjedhjet e nëntorit të jenë zgjedhje të lira dhe demokratike./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.