UBT

Haziri: Kërkoj mbështetjen tuaj për një Gjilan për të gjithë!

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Janë mijëra takime me burra e gra, djem e vajza, të rinj e të reja e pleq e plaka dhe besimin ndaj meje do ta ruaj si tepër të rëndësishëm. Në veçanti, jam krenar për mbështetjen dhe vlerësimin e lartë që e kam marrë nga nënat heroina, familjet e dëshmorëve dhe heronjve të kombit ka thënë Lutfi Haziri.

Të dashur qytetarë të Gjilanit dhe ju bashkatdhetarë,

Ju falënderoj nga zemra që gjatë kësaj fushate 30 ditore me solidaritet, e keni hapur konakun për mua dhe listën e LDK-së.

Janë mijëra takime me burra e gra, djem e vajza, të rinj e të reja e pleq e plaka dhe besimin ndaj meje do ta ruaj si tepër të rëndësishëm.

Në veçanti, jam krenar për mbështetjen dhe vlerësimin e lartë që e kam marrë nga nënat heroina, familjet e dëshmorëve dhe heronjve të kombit.

Tani, në përmbyllje të kësaj fushate, kërkoj nga të gjithë që të dielën të dilni në mënyrë solemne për ta shprehur vullnetin tuaj me votë ndaj meje dhe LDK-së,

Kërkoj konfirmimin e besimit tuaj për implementimin e programit tonë për një Gjilan të dëshirueshëm për të jetuar, për shërbime cilësore ndaj qytetarëve, për zhvillim lokal ekonomik, për edukim të brezave të rinj duke u ofruar mësimdhënie e mësim-nxënie kualitative e për buxhet të qëndrueshëm.

Kërkoj mbështetjen tuaj për solidaritet me familjet me probleme të banimit, për një qytet të pastër, të biçikletave e të mençur, për modernizimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës e shërbimeve publike.

Kërkoj mbështetjen tuaj për finalizim të projekteve të rrugëve europiane, me trotuare të standardizuara edhe për personat me aftësi të kufizuara.

Hidromorava

Kërkoj besimin tuaj për programet e mëdha për kulturën e sportin, për përfshirjen më të madhe të rinisë e grave në vendimmarrje.

Kërkoj besimin tuaj për ta vazhduar partneritetin me donatorët dhe qeveritë mike të Gjilanit.

Kërkoj besimin tuaj edhe ndaj listës së 38 kandidatëve të jashtëzakonshëm, të cilët janë njerëz me integritet të lartë njerëzor e profesional, njerëz që nuk kanë pasur kurrë probleme me ligjin.

Kërkoj mbështetjen tuaj për qeverisje me duar të pastra e dyer të hapura 24 orë e shtatë ditë për qytetarët.

Kërkoj mbështetjen tuaj për një Gjilan për të gjithë!

Gjilani do të jetë gjithmonë qytet i Rugovizmit.

Ju falënderoj nga zemra. Me besim në Zot, Familje e Shtet, Gjilani do të mbetet i gjilanasve!

#LDKGjilan #LDK160

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.