Hidromorava

Haziri: Kemi rënie të infeksionit me COVID-19 në Gjilan ditëve të fundit, por apeloj për vaksinim dhe kujdes maksimal

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e kryetarit, Lutfi Haziri, ka mbajtur takimin e radhës për vlerësimin e situatës së ballafaqimit me këtë virus.

Haziri ka bërë të ditur se ka rënie të infeksionit në Gjilan ditëve të fundit, por apeluar qytetarët që të vazhdojnë të vaksinohen dhe të kenë kujdes maksimal në respektimin e masave.

“Pas ditëve të rënda të ballafaqimit me COVID-19 në Gjilan, kemi rënie të infeksionit dhe numër më të madh të të shëruarve. Por, kjo nuk na lejon komoditet në asnjë mënyrë. E vetmja mënyrë e parandalimit të përhapjes së këtij virusi është imunizimi kolektiv përmes vaksinimit dhe respektimi i masave”, ka thënë Haziri.

GRANDEMALL

Haziri ka bërë të ditur se zbatimi i masave ka dhënë efikasitet fal lojalitetit qytetar, duke shtuar se në 24-orëshin e fundit nga 72 kontrolle të task-forcës anti-COVID-19, vetëm në dy raste ka pasur shqiptim të gjobave.

Ndryshe, gjendja e përgjithshme në Gjilan prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 26547 mostra, 9485 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, 8635 janë shëruar, 177 persona e kanë humbur betejën, 673 raste janë aktive, 52821 deri tani janë vaksinuar, të hospitalizuar janë 77 pacientë, ndërkaq 126 mostra janë në pritje për rezultat./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.