Uji Dea

Haziri: Kemi numër më të madh të të shëruarve dhe ulje të infeksionit në Gjilan, apeloj për kujdes të shtuar

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, ka mbajtur takimin e radhës për vlerësimin e situatës në dy ditët e fundit.

Në takim, Haziri bëri të ditur se numri i rasteve aktive në këtë komunë është 199, duke shtuar se ka numër më të madh të të shëruarve dhe ulje të infeksionit në Gjilan.

ARKATANA

“Pavarësisht kësaj, duhet të vazhdojmë të jemi shumë të kujdesshëm në luftë kundër COVID-19. Vetëm duke i respektuar masat, bartjen e maskave, mbajtjen e distancës mes nesh dhe pastrimin e duarve, mund ta parandalojmë përhapjen e infeksionit”, ka thënë Haziri.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan është si vijon: nga 7570 mostra, 3000 persona kanë rezultuar pozitivë në total, 2710 persona janë shëruar, 199 raste janë aktive, 91 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 47 janë në hospitalizim dhe 43 mostra janë në pritje për rezultat./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.