Fundamenti

Haziri: Kemi krijuar ambient të mirë për qytetarët duke e gjelbëruar Gjilanin

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Me një sërë aktivitetesh, Komuna e Gjilanit ka shënuar sot Ditën Ndërkombëtare të Tokës. I pari që mbolli lule ka qenë kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, i cili tha se gjatë tërë ditës do të mbillen shumë lule dhe shumë fidane, sikurse edhe që do të bëhet pastrimi i mbeturinave gjithandej territorit të komunës.

“Në kuadër të shënimit të Ditës së Tokës, Gjilani në bashkëorganizim me organizatat e fëmijëve, të rinjve, shkollave fillore dhe organizatën “Gjilani Riciklon”, po mbjellim lule, gjelbërim, pastrim, e largim të mbeturinave dhe shumë aktivitete tjera. Besoj shumë që Gjilani po zgjerohet në kuptimin e gjelbërimit, kemi mbjellë shumë më shumë fidane e lule për krijimin e ambientit më të mirë për qytetarët”, tha Haziri.

FIDANISHTJA

Kreu i Gjilanit e ka falënderuar bashkatdhetarin nga Austria, i cili ka dhënë donacion 57 palë veshje punë për punëtorët e “Eco – Higjienës” të cilët punojnë në terren dhe 3 karroca për personat me nevoja të veçanta. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.