UBT

Haziri: Karaçeva, pasojë e marrëveshjes Miloshevic-Gligorov

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ndërhyrja e xhandarmërisë serbe në fshatin Karaçevë nuk ka të bëjë me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës ndërmjet NATO-s dhe forcave serbe por është pasojë e marrëveshjes Miloshevic-Gligorov, ka vlerësuar deputeti nga radhët e LDK-së, Lutfi Haziri.

Ai ka deklaruar se në Kumanovë është diskutuar vetëm për zonën e gjelbër të sigurisë, në të cilën nuk është lejuar hyrja e forcave serbe në afërsi të territorit të Kosovës.

“Sipas vitit 1974, kufiri midis Kosovës dhe Serbisë në atë pjesë është krejt diku tjetër. E Kosova e ka shpallur pavarësinë sipas parimeve të kushtetutës së vitit 1974. Kjo është një arsye më shumë që unë kam kërkuar që të kthehemi tek parimi i kufijve të vitit 1956, sepse kjo do ta zgjidhte edhe këtë problem në raport me Serbinë”, ka thënë Haziri, për Telegrafin.

Haziri ka shpjeguar se gjatë marrëveshjes Milloshevic – Gligorov, pas luftës, u është bërë pazari pa hanxhinë.

FIDANISHTJA

“Efekti negativ i kësaj marrëveshje është se OKB-ja e ka ratifikuar. Pranimi i demarkacionit nga ish-presidenti serb Miloshevic, dhe ai maqedonas Kiro Gligorov, të cilat kanë ndërruar jetë, është bërë në dëm të territorit të Kosovës, përderisa Serbia ka marrë territor në hapësirën maqedonase, Maqedonia ka marrë territor në Kosovë, e tash prapë Serbia i merr territor Kosovës”, ka theksuar Haziri.

Sipas tij, ky është problem jashtëzakonisht serioz, prandaj do të duhej që në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, në fund të bisedohej edhe për demarkacionin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë.

Edhe deputeti nga radhët e AAK-së, Ahmet Isufi, ka deklaruar se autoritet duhet që t’i kushtojnë më shumë kujdes problemeve që po ndodhin në zonën kufitare të Karaçevës.

“Mendoj se kryeministri do të duhej që të merrej më shumë me problemet e banorëve, siç është rasti i Karaçevës, sesa të merret me premtime të për ndërtimin e autostradave dhe të universiteteve”, ka thënë Isufi, në Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.