Eko Higjiena

Haziri: Kandidatura e Haradinajt për president ka qenë e papritur për LDK’në

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri thotë se kjo parti është befasuar nga kandidatura e Ramush Haradinajt për president.

“Për mua ka qenë zhvillim interesant sepse ne nuk kemi diskutuar për çështjen e presidentit dhe LDK’ja nuk bisedon me askënd tjetër para se me bisedu me AAK’në dhe me partnerët e saj për çështjen e presidentit. Si duket AAK e bëri një hap para të gjithëve që shprehu gatishmërinë me udhëheq me presidencën”, tha Haziri.

“Detyrimisht mendoj se një kandidaturë e tillë për mua nuk ka qenë e pritur. Nuk besoj që AAK është në rend për presidencë kësaj here. Ky është mendimi im personal’, tha Haziri.

Por a e pranon LDK’ja një president të PDK’së?

ARKATANA

“Një president të pranueshëm për të gjithë ne nuk kemi arsye me refuzu”, tha Haziri.

‘Marionetat politike nuk i favorizoj. Nuk kemi nevojë me pasë marionetë politike në zyre”, shtoi ai.

Ndërkohë sipas Hazirit PDK gjithmonë ka kushtëzuar marrjen e pushtetit.

“Pjesëmarrja e PDK’së në pushtet, në qeverisje gjithmonë politikisht ka qenë e kushtëzume dhe ka qenë parti që ka kushtëzuar marrjen e pushtetit. Kësaj here të tjerët janë të kushtëzum, PDK’ja mundet me u sjellë më komod përkundër vështirësive serioze’, tha Haziri në RTV Dukagjini.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.