UBT

Haziri, Kadriu e Bunjaku falënderojnë forcat e NATO-s dhe SHBA-të

/ 4 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në 15-vjetorin e intervenimit ndaj caqeve ushtarake serbe, ka falënderuar në emër të Komunës së Gjilanit forcat e NATO-s, të cilat në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, udhëhoqën fushatën e bombardimeve 78 ditëshe dhe sollën lirinë e Kosovës.

Në mesazhin e falënderimit thuhet:“24 marsi i vitit 1999 është njëra nga datat më të rëndësishme për popullin e Kosovës, pasi po në këtë ditë, 15 vite më parë, forcat e NATO-s me në krye SHBA-të, intervenuan mbi caqet ushtarake serbe, duke e ndihmuar popullin e Kosovës në momentet më të rënda.

Në këtë përvjetor, u përulemi të gjithë atyre që ranë në altarin e lirisë e të pavarësisë së Kosovës, ndërsa u shprehim mirënjohjen tonë miqve tanë, ushtarëve të NATO-s në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që na dolën në ndihmë në orët e liga të fushatës së spastrimit etnik e të përpjekjes për gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës.

24 marsi i vitit 1999 ishte ditë e shpresës për popullin e Kosovës, ku pas 78 ditë bombardimesh mbi caqet ushtarake serbe, Kosova u çlirua përfundimisht nga vuajtjet shekullore, e më pas u kurorëzua edhe me Pavarësinë e vendit, më 17 shkurt 2008.

Në këtë përvjetor të 15-të, duhen theksuar objektivat tona institucionale, për ta zhvilluar ekonominë dhe të gjithë sektorët e rëndësishëm të Komunës sonë, për t’ua bërë më të mirë jetën qytetarëve tanë” ka thënë Haziri.

Edhe kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit falënderon komunitetin ndërkombëtar për ndërhyrjen në Kosovë.

Fundamenti

Me rastin e 15-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s mbi caqet luftarake serbe në Kosovë, e cila përfundoi me lirinë e popullit të saj, pas 78 ditë bombardimesh, kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka falënderuar komunitetin ndërkombëtar, në krye me SHBA-të si dhe Komandën e NATO-s.

24 Marsi është një ditë e veçantë për shqiptarët e Kosovës, në rrugëtimin e tyre të gjatë për liri dhe pavarësi. 24 Marsi është ora e kthesës së madhe të komunitetit ndërkombëtar përkrah luftës së drejtë të shqiptarëve të Kosovës për liri dhe kundër politikës së Beogradit, që kishte për qëllim ta zhbëjë këtë popull nga trojet e veta.

Në këtë ditë të veçantë, 15 vjet më vonë, shfrytëzoj rastin, që në emër të institucioneve komunale të Gjilanit, të falënderoj faktorin ndërkombëtar, në krye me SHBA-të, që autorizuan ndërhyrjen e NATO-s kundrejt makinerisë luftarake të Millosheviqit dhe përshpejtuan ardhjen e lirisë për Kosovën.

Bombardimet 78 ditëshe treguan se Serbia nuk e kishte ndërmend të tërhiqej lehtë nga Kosova dhe se pa këtë ndërhyrje, 10 qershori 1999, me siguri se nuk do të ishte dita e rikthimit të popullatës së dëbuar në vatrat e tyre, thotë më tutje Bunjaku-Rexhepi.

“Falë jush dhe falë luftës sonë çlirimtare, ne tani jemi në liri dhe po ndërtojmë paqen në një shtet, që është bërë shembulli më i mirë në botë për trajtimin e komuniteteve. Pjesë e kësaj lirie jeni edhe ju, për çka do t`ju jemi mirënjohës përherë”, thuhet në falënderimin e Valentina Bunjakut-Rexhepit.

Kurse Rexhep Kadriu nënkryetar i Komunës dhe kryetar i AAK-së ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimin për të gjithë ata qe u flijuan për lirinë tonë dhe padyshim falënderojmë Amerikën dhe miqtë tanë që na ndihmuan të vazhdojmë rrugën e nisur.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.