KKVITI

Haziri ka pritur në takim pune kryetarin e federatës së budos dhe kobudos Joachim Jenkel – Peters

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në një takim pune kryetarin e Federatës Botërore të Budos dhe Kobudos, gjermanin Joachim Jenkel-Peters, njëherit njeriu i cili ka gradën më të lartë në sportet luftarake SOKE, me të cilin kanë biseduar për angazhimin e tij dhe trajnimet që ai është duke mbajtur në Kosovë e veçanërisht në Gjilan.

Në fjalën e tij kryetari Haziri ka falënderuar mjeshtrin e madh, kryetarin e budos dhe kobudos për angazhimin që ka dhënë në Gjilan për këto ditë sa ka mbajtur trajnime për sportistët e Gjilanit të moshave të ndryshme.

Haziri gjithashtu ka potencuar se Komuna e Gjilanit me mundësitë që ka do të jetë përkrahëse e vazhdueshme e aktivitetit të sportistëve pa dallim.

UBT

Ndërkaq, kryetari i Federatës Botërore të Budos dhe Kobudos, Joachim Jenkel-Peters, ka thënë se gjatë trajnimeve që ka mbajtur për këto tri ditë në Gjilan, ai ka vërejtur një talent të jashtëzakonshëm dhe energji të madhe të të rinjëve në sportet luftarake.

Gjithashtu Jenkel-Peters, ka uruar për sukseset e treguara nëpër garat ndërkombëtare të të rinjëve të shumtë të Kosovës, duke potencuar se angazhimi dhe mbështetja financiare, bëjnë që sukseset të jenë më të mëdha, sepse stërvitjet dhe trajnimet e bëjnë të mundur këtë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.