ARKATANA

Haziri ka pritur në takim komandantin e KFOR-it turk, Saim Bagci

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it turk në Kosovë, kolonelin Saim Bagci.

Haziri e ka falënderuar komandantin turk për vizitën, ndërkaq e ka njoftuar në përgjithësi për gjendjen e sigurisë në Gjilan, që e ka vlerësuar të qetë, sikurse edhe ka përmendur faktin se Gjilani është shembull i tolerancës dhe i bashkëjetesës me minoritetet.

FIDANISHTJA

Nga ana e tij, komandanti i KFOR-it turk në Kosovë, koloneli Saim Bagci, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe për bashkëpunimin e mirë që Komuna e ka pasur edhe në të kaluarën me të gjitha ekipet e KFOR-it turk.

Gjithashtu, kryetari Haziri ka përmendur faktin se Komuna e Gjilanit është e vëllazëruar me Komunën e Yildirim të Bursas së Turqisë dhe se do ta vazhdojnë bashkëpunimin e mirë edhe në të ardhmen me shtetin turk në interes të përbashkët./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.