FIDANISHTJA

Haziri ka pritur kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga nënkryetari, kryesuesja dhe drejtorët, ka pritur sot liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me të cilin ka biseduar për sfidat, problemet dhe për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Në konferencën për media, kryetari Haziri, pasi ka falënderuar z. Haradinaj për vizitën, u shpreh se kjo vizitë bënë që të besojmë se Gjilanit po i kthehet vëmendja dhe serioziteti i liderëve politik, e i vendimmarrësve nga niveli qendror.

“Sot kam kënaqësinë që të falënderoj liderin e AAK-së, ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj për vizitën në Gjilan. Kjo vizitë na bënë të besojmë se Gjilanit po i kthehet vëmendja dhe serioziteti i liderëve politik, i vendimmarrësve nga niveli qendror për krejt atë kohë të diskriminimit buxhetor që Gjilani dhe Anamorava e ka pasur. Besoj shumë që kjo vizitë, kolegialiteti që e ka treguar edhe si ish-kryeministër, e në veçanti pritjet që do t’i kemi pas zgjedhjeve parlamentare, bënë që vërtet ta ketë vëmendjen e z. Haradinaj Komuna jonë, në mënyrë që t’i përballojmë këto sfida që ne i kemi quajtur, siç është mungesa e infrastrukturës bazike, pastaj mungon ajo që duhet me pas kujdesin shtetëror, buxhetor dhe në fund Gjilani të përfshihet në trendët zhvillimore”, tha kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Eco Higjiena

Ndërsa, për të treguar se edhe Gjilani është Kosovë, meqë më herët ka qenë i diskriminuar, në shenjë simbolike lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i dhuroi një monografi kryetarit Haziri, që e ka publikuar Akademia e Shkencave me emrin “Kosova”.

“E vërteta është se nga njohjet e mia paraprake, e di se kjo trevë, Gjilani, ka qenë e anashkaluar. Këtë e ka thënë edhe kryetari edhe në fushatën zgjedhore, e kanë thënë edhe subjektet politike, kolegët etj. Meqë jemi në koalicion LDK-AAK, vizita ime e ka këtë mesazh, ashtu siç u shpreh edhe kryetari, në radhë të parë edhe t’i uroj sukses për përgjegjësitë që kanë marrë, por poashtu edhe për t’i shprehur gatishmërinë edhe për një bashkëpunim të mëtutjeshëm sepse e dimë që i pret shumë punë, nuk e kanë lehtë në Gjilan, meqë ka qenë i anashkaluar nga institucionet qendrore, kanë munguar investimet kapitale të nevojshme. Duke i ditur gjitha këto sfida që i ka Gjilani, shpresoj në ditët më të mira”, ka deklaruar z. Haradinaj.

Deri tash, nga niveli qendror Gjilanin e kanë vizituar dy zëvendëskryeministra dhe pesë ministra./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.