FIDANISHTJA

Haziri ka pritur komandantin e KFOR-it në Kosovë‏

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Sot, Komandanti i Forcës së Kosovës – KFOR, Gjeneral Major Guglielmo Luigi Miglietta, ka vizituar Komunën e Gjilanit dhe është takua me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në zyrën e kryetarit.

Gjatë takimit u bisedua për gjendjen aktuale të sigurisë në Kosovë, me fokus të veçantë në pjesën lindore të këtij regjioni.

Kryetari i Komunës me këtë rast shprehu vlerësimin e komandantit të KFOR-it dhe mirënjohje për sjellje të paanshme dhe efektive të KFOR-it në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt si dhe garantimin e lirisë së lëvizjes për të gjithë popullin e Kosovës.

UBT

Ndërsa, gjatë këtij takimi General Miglietta tha se “KFOR-i është i përkushtuar për të punuar së bashku me autoritetet lokale, Bashkimit Evropian dhe komunitetin ndërkombëtar për të përmirësuar procesin e stabilizimit”.

“Misioni i KFOR-it mbetet i pandryshuar”, ka përfunduar General Miglietta, duke potencuar se “çdo ndryshim në të ardhmen e KFOR-it, pozitën e forcave, do të bazohet në analiza të kujdesshme të kushteve në terren”.

General Miglietta në mënyrë periodike takon akterët e ndryshëm të Kosovës dhe trupat e KFOR në terren, si pjesë e KFOR-it duke bërë kështu qasje gjithëpërfshirëse ndaj misionit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.