Mobi Casa

Haziri ka ftuar qytetarët që në mënyrë masive ta shprehin vullnetin për fatin e qytetit të tyre

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri me familjen e tij ka votuar sot në shkollën fillore “Abaz Ajeti”.

Kryetari Haziri ka ftuar qytetarët që në mënyrë masive ta shprehin vullnetin për fatin e qytetit të tyre.

KKVITI

“Uroj që kjo ditë e bardhë të përfundojë ashtu siç ka filluar, në mënyrë të qetë e solemne. Qytetarët e Gjilanit gjithmonë kanë treguar interesim për pjesëmarrje në zgjedhje dhe apeloj që secili të dalë për ta shfrytëzuar të drejtën për të votuar edhe kësaj radhe për fatin e qytetit të tyre. Falënderoj të gjithë për interesimin e madh, përfshirë edhe bashkatdhetarët tanë dhe kjo na bën të vlerësuar. Faleminderit shumë. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka thënë kryetari Haziri./rajonipress/