FITORJA

Haziri: Jo vetëm Përgjegjësi politike, kemi denoncuar në Prokurori veprime të kundërligjshme të qeverisjes lokale

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Konsideroj që opozita këtu në Gjilan e gjithandej, jo vetëm që ka rol të rëndësishëm në demantimin dhe demaskimin politik të pozitës për keqqeverisje, por në të njëjtën kohë mban përgjegjësi edhe për denoncimin e menjëhershëm e të argumentuar të shkeljeve ligjore tek organet e drejtësisë tha Sokol Haziri.

Sokol Haziri nga GPVGJ thotë se ketë përgjegjësi edhe më shumë e kanë opozitarët (nëse ka të tillë) e që janë të përfaqësuar në institucionet ku bëhen këto veprime të kundërligjshme.

Eco Higjiena

“Natyrisht që mundë edhe të konsiderohen edhe përgjegjës ngase fshehin veprat e tilla, e që në shtetin e së drejtës edhe mund të sanksionohen sipas ligjit në fuqi.
Natyrisht që përgjegjësi ka edhe opozita e pa përfaqësuar në institucione, dhe duke u nisur nga ky fakt aktivist të GPVGj kanë ndërmarr veprime denoncuese në Prokurori.
E tëra kjo nuk e përjashton e as ndalon rolin aktiv të Prokurorisë, kur merr në dijeni në çfarë do rruge kryerjen e veprës penale nga ana e pushtetit komunal apo cilido nivel tjetër. Pra demokracia është e mirëfilltë atëherë, ku ka jo vetëm përgjegjësi politike, por edhe ndërlidhshmëri (denoncim), e përgjegjësi para organeve të drejtësisë për të gjithë që bien ndesh me ligjin” tha Sokol Haziri nga GPVGJ./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.