Haziri: Jemi treguar të përgjegjshëm dhe serioz në qeverisje
Gjilan – Lutfi Haziri në këto momente po mbanë debat me qytetar, derisa ka thënë se jemi treguar të përgjegjshëm dhe serioz duke mos e rënduar kuletën e qytetarit e as buxhetin e tyre.
Lufti Haziri tha se janë bërë dy vite e gjysmë nga marrja e mandatit, dhe angazhimet tona kryesore të komunës, i kemi servisuar obligimet dhe borxhet e trashëguara, derisa jemi treguar të përgjegjshëm dhe serioz karshi MEF dhe donatorëve.
Haziri tha se janë sjellur miliona euro në Gjilan, derisa nuk kemi bërë shpenzime edhe pse kemi qenë fukara në kuletë, por jo borxhli. “Jemi komuna e katërtë në organizim në nivel Kosove. Jemi fuqia e tretë financiare si komunë dhe kjo për shkak se jemi treguar të përgjegjshëm dhe serioz duke mos e rënduar kuletën e qytetarit e as buxhetin e tyre”.
Haziri tha se kemi një buxhet të stabilizuar dhe kjo ka ndikuar që të kemi edhe donacione nga SHBA-ja. “Janë bërë investime në shkolla, çerdhe, kemi arritur t`i bindim partnerët tanë se jemi të organizuar. Gjithashtu kemi investime nga qeveria gjermane, zvicerane”./rajonipress/


