Haziri: Jemi të pa konkurrencë për zgjedhjet e nëntorit

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Lutfi Haziri kryetar i LDK-së në Gjilan dhe kandidat për kryetar komune tha për rajonipress se LDK në Gjilan po masivizohet çdo ditë dhe me përkrahjen që po merr nga të gjitha shtresat na sigurojnë një fitore bindëse në zgjedhjet e nëntorit.

“LDK-ja në Gjilan çdo ditë po masivizohet dhe po përkrahet fuqishëm programi i saj praktikë dhe i dobishëm për të gjitha kategoritë shoqërore. Kjo përkrahje e fuqishme na bënë të pa konkurrencë në Gjilan për zgjedhjet e nëntorit”. Kështu vlerëson Lutfi Haziri për rajonipress.

RCCOLA

Haziri kandidat për kryetar të Gjilanit tha se LDK sot në Gjilan është e para sepse ka përkrahje nga rinia, femrat dhe ruaja gjilanase, grupmoshat, fshatrat e qyteti. “Kjo përkrahje na bënë të besueshëm për një fitore të thellë sepse oferta jonë përfshinë zgjidhjen e problemeve që ka Gjilani në infrastrukturë, arsim, shëndetësi, bujqësi, zhvillim lokal dhe bashkëpunim regjional. Oferta jonë e sinqertë dhe e besueshme dhe e ndërtuar nga njerëzit profesionist të LDK-së dhe grupet e ekspertëve na sigurojnë fitoren e thellë dhe na bëjnë të pa konkurrent në Gjilan” tha Haziri.

Haziri thotë se oferta e tij ka një kuptim dhe vlerë për të qeverisur me dyer të hapura, me mbikëqyrje qytetare dhe me një rol aktiv të kontrollit qytetar mbi ekzekutivin. /rajonipress/