GRANDEMALL

Haziri: Jemi të kënaqur me procesin zgjedhor, asnjë incident i shënuar

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Sipas të gjitha njoftimeve dhe duke qenë dëshmitar personalisht i vizitës së 32 vendbanimeve, që përfshinë diku mbi 15 shtabe zgjedhore që i ka të organizuara LDK-ja në Gjilan dhe sipas njoftimeve që i kemi marrë nga vëzhguesit tanë deri në ora 15:00, kanë dalë 30% e qytetarëve të Gjilanit ka thënë Lutfi Haziri.

Haziri në një konferencë për medie tha se deri tash, nuk kemi asnjë incident që do ta dëmtonte procesin zgjedhor dhe me këtë rast, më lejoni ta falënderoj policinë dhe prokurorinë e shtetit, për reagimin ndaj një spekulimi propagandistik që selia e PDK-së në Gjilan e ka bërë në rastin e fshatit Lladovë.

Vet policia dhe prokuroria ka qenë në vendin e ngjarjes dhe është konstatuar që asnjë lloj dëmtimi të procesit nuk ka. Shtabi i fshatit Lladovë, që organizohet nga LDK-ja atje, ka qenë në vendin e punës, njerëzit kanë qenë në oborr dhe në familjet e veta, qytetarët lirshëm kanë shkuar në vendvotime dhe paniku që i ka kapluar PDK-në, në këtë rast tregon qartë që duan ta dëmtojnë procesin zgjedhor në Gjilan.

Hidromorava

Gjilani prinë për solemnitet dhe dalje në zgjedhje dhe unë apeloj dhe ftoj qytetarët që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë edhe në tri orët e fundit në mënyrë që procesi të jetë sa më madhështorë, sa më masovik dhe sa më solemn.

Gjilani përfundimisht po prinë në drejtim të ndryshimeve të mëdha që Kosova sot po pret. Sonte me qytetarët ë Gjilanit dhe ata të Anamoravës, ne do të dëshmojmë edhe njëherë kulturën e lartë qytetare, kulturën e lartë institucionale dhe vendosmërinë tonë që ta ruajmë mbështetjen dhe procesi i votimit është siguria dhe garanca më e madhe që njerëzit e japin për shtetin e vet, për jetën e vet dhe për mandatin e ardhshëm qeverisës ka thënë Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.