Mobi Casa

Haziri: Jemi popull liridashës dhe Qyteti i Gjilanit, qytet i paqes

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, me bashkëpunëtorët e tij, kryesuesen e Kuvendit, nënkryetarin e Komunës, drejtorët e drejtorive i shoqëruar edhe nga udhëheqësi i Policisë së Kosovës në Gjilan, përfaqësues të FSK-së dhe organeve të drejtësisë, kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve për nderë të 15 qershorit Ditës së Çlirimit të Gjilanit.

Në fjalën e tij para gazetarëve kryetari Haziri ka uruar të gjithë qytetarët e Komunës për këto ditë të bardha siç i ka quajtur ai, të lirisë së qytetit të Gjilanit.
“Uroj të gjithë qytetarët e Komunës së Gjilanit, për këto ditë të bardha të lirisë së qytetit tonë. Aktivitetet e festës i kemi nisur nga dje dhe do të vazhdojnë deri me 15 qershor kur edhe shënohet 19 vjetori i çlirimit të Gjilanit. Respekt për familjet e dëshmorëve, heronjëve dhe gjithë atyre që kanë sakrifikuar, qindra e mijëra burra e gra, të cilët kanë rezistuar për këtë ditë të bardhë që Gjilani dhe Kosova i gëzon si ditë të lirisë, duke u rreshtuar në mesin e popujve liridashës dhe në qytetet e paqes çfarë ne jemi tashmë si gjilanas”, ka thënë kryetari Haziri.

FITORJA

Ndryshe aktivitetet e sotme vazhdojnë me Seancën Solemne të Kuvendit të Komunës dhe ndarjen e çelësit të Qytetit për personalitetet e shpallura “Qytetarë Nderi” në ora 11:00, pastaj hapja e konsullatës së nderit të Republikës së Shqipërisë, në ora 12:00, shpallja e më të dalluarve në të gjitha fushat në orën 15:00 për të përfunduar ditën e sotme me ekspozitë në foajenë e Teatrit në ora 18:00./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.