ARKATANA

Haziri: Jemi krenarë për veprën e dëshmorit Agim Rashiti

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në nderim të 25-vjetorit të rënies së dëshmorit Agim Rashiti, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka vizituar sot familjen e dëshmorit.

Kryetari Haziri tha me këtë rast se familja e dëshmorit Rashiti dhe i tërë Gjilani është krenarë për sakrificën e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Falë sakrificës së madhe të Agimit Rashitit dhe të gjithë dëshmorëve të tjerë, ne sot jemi dëshmitarë të gjallë dhe e kemi këtë ditë të bardhë të lirisë. Agimi dhe të gjithë dëshmorët tanë, sot na bëjnë të ndihemi të vegjël, na bëjnë të ndihemi të obliguar dhe të përgjegjshëm që amaneti i tyre, sakrifica e tyre të çmohet dhe të ecim përpara. Falë rezistencës dhe idealit të tij, Kosova ka fituar lirinë dhe pavarësinë e vendit, prandaj vepra e këtij kolosi e bënë krenarë Gjilanin, Anamoravën dhe mbarë Kosovën”, tha kryetari Haziri.

ARKATANA

Ndryshe, për nderë të shënimit të 25 vjetorit të rënies së dëshmorit Agim Rashiti, nën patronatin e kryetarit të Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri organizohet turneu ndërkombëtar në boks “Agim Rashiti 2014”.

Ky është turneu i 20-të jubilar dhe do të mbahet sot më 10 maj 2014, në ora 18:00, në palestrën e sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan.

Në këtë turne marrin pjesë boksier nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Çekia, Polonia dhe boksier nga Novi Pazari./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.