Eko Higjiena

Haziri: Jemi duke e rishikuar marrëveshjen

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) janë shtuar zërat që kërkojnë ridizajnim të marrëveshjes së bllokut dhe që Isa Mustafa të kandidohet për kryeministër.

RCCOLA

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se marrëveshja e bllokut po respektohet, por nuk e mohon se ajo marrëveshje po rishikohet, porse, sipas tij, ky nuk është mekanizëm që kërkon ndryshim pozicionesh, por është proces politik që po shkon në drejtimin e vetë. “Se a do të jetë Isa Mustafa kandidat më i mirë për LDK-në, ka qenë gjithmonë kandidati i vetëm i nominuar, por ne kemi një marrëveshje politike, të cilën jemi duke e rishikuar. Rishikimi nuk nënkupton largim të njerëzve, por nënkupton përshtatje me situatën e re, apo me rrethanën e re politike”, ka thënë Haziri për “Radio Kosovën”.