Hidromorava

Haziri: Jemi afër pakos së dytë të masave ndëshkuese nga BE-ja

/ 2 minuta lexim

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri thotë se Qeveria nuk ka vepruar në përmbushjen e kërkesave nga samiti i BE-së në Moldavi.

Duke e komentuar deklaratën që erdhi nga Bashkimi Evropian për masat ndëshkuese ndaj Kosovës, që do të mbesin në fuqi ende, Haziri tha se Kosova mund të përballet me masa të reja.

“Qeveria ende nuk ka vepruar në përmbushjen e tri kërkesave nga samiti i BE-së në Moldavi, që lidhen me deeskalimin e gjendjes në katër komunat në veri të Mitrovicës së Kosovës. Asnjë prej tre kushteve nuk është plotësu që përfshin edhe organizimin e zgjedhjeve në këto komuna”, tha Haziri për Gazeta Blic.

“Përkundër që ndodhi sulmi terrorist në Banjskë dhe njësitë elitare të Policisë së shtetit parandaluan, neutralizuan dhe eleminuan kërcënimin terrorist, kjo Qeveri nuk arriti ta kapitalizonte këtë rrethanë për vendin. Po ashtu, Serbia nuk është vetëm sponzor i terrorizmit, por edhe strehusi i saj”, shton ai.

Eco Higjiena

Haziri tutje shtoi se Qeveria Kurti ka humb besimin dhe imazhi i Kosovës tashmë është dëmtuar shumë.

Ai e sheh si mision kogja të rëndë largimin e këtyre masave, teksa thote se jemi afër masave të tjera ndëshkuese.

“Qeveria ka humb besimin dhe kredibilitetin ndërkombëtar. Imazhi jonë është dëmtuar shumë, mision i rëndë është largimi i masave ndëshkuese. Uroj të mos kemi pako të dytë të masave ndëshkuese, se jemi më afër saj sot”, tha Haziri.

“Politika e një hapi para dhe dy prapa e z.Kurtit është komprimituar tashmë. Nuk ka amnesti për obligimet e marra nga kjo Qeveri. Do të jetë e pashpresë që të kemi pritje tjera, po regresit dhe lojes së fjalëve të Kurtit, që e paralajmëroi në planin e ri 7 pikësh të dialogut”, shtoi ai.