FITORJA

Haziri: Jam shumë i interesuar që të zhvillohen politikat e banimit në Gjilan

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Organizata UN-HABITAT në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit ka organizuar sot një takim diskutimi për profilin e banimit në Komunën e Gjilanit për gjendjen ekzistuese dhe për politikat e kësaj lëmie në të ardhmen.

I pranishëm në këtë ngjarje ka qenë kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, Ishaku Maitumbi nga agjencioni i UN-HABITAT, përfaqësues nga Ministria e Mjedisit, nga bankat dhe nga organizatat e ndryshme joqeveritare.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në fjalën e tij, ka falënderuar agjencionin UN-HABITAT për angazhimin për zgjidhjen e problemit të banimit në Gjilanit.

“Profili i banimit dhe banimi si politikë te ne ka mungesë, përkundër që kemi një numër të madh të hapësirave të lira të banimit si pasojë e lëvizjeve dhe si pasojë e jetës së qytetarëve të Gjilanit. Gjilani është njëra prej komuna që sipas vlerësimeve të fundit ka 32 deri 45 për qind të popullatës jashtë që në pjesën dominonte e kanë problemin e banimit të zgjidhur këtu. Sidoqoftë, ju do të gjeni shifra dhe angazhime shumë interesante edhe përkundër sfidave që kemi pasur, në veçanti me Entin e Statistikave të Kosovës, dhe me institucionet tjera që është dashur të përmbajnë të dhëna në mënyrë që me pasë profilin sa më të përsosur. Falënderoj shumë UN-HABITATIN, i cili është agjencion i specializuar dhe më i miri sa i përket politikave të banimit dhe si i tillë i japin siguri edhe dokumentit tonë, politikave tona të banimit”, ka thënë kryetari Haziri.

Haziri tha se është shumë i interesuar që të zhvillohen politikat e banimit social, sepse vazhdon të jetë njëri nga problemet më të mëdha në Gjilan.
“Natyrisht që jam i interesuar me zhvillu politikat e banimit, në veçanti banimit social, sepse është njëri nga problemet që i kemi. Nuk është problem kronik, por me vetë faktin që afro 15 vite sillen një kategori e caktuar e njerëzve duke kërkuar zgjidhje për banim, dhe në veçanti për mundësinë e gjetjes së zgjidhjes se si mund t’i akomodojmë këto familje, në kohën kur kemi hapësira të lira, në kohën kur në pamundësi të ndërtojmë objekte kolektive të banimit ose objekte individuale, duhet ta gjejmë një rrugë më të mirë, t’i ndihmojmë të gjitha rasteve, në mënyrë që banimi social me qenë i rregulluar dhe njëherë e përgjithmonë i zgjidhur si problem”, tha kryetari Haziri.

GRANDEMALL

Kreu i Gjilanit pohoi se brenda 10 ditëve, do të realizohet partneriteti i parë mes Komunës dhe donatorëve privat, bizneseve dhe qytetarëve, për të filluar ta mbushin arkën për banim.

“100 mijë euro janë ndarë nga Komuna e Gjilanit, ne do ta shtojmë vlerën dhe fondi i banimit do të jetë fond më i madh në mënyrë që t’i zgjidhim disa nga problemet akute”, tha kryetari Lutfi Haziri.

“Profili i banimit është çështje shumë e rëndësishm për banimin dhe strehimin e poashtu shumë e rëndësishme edhe për ekonominë e Gjilanit. Ideja është që të gjithë japim kontribut për zgjidhjen dhe afirmimin e çështjes së banimit”, ka thënë nga ana e tij Ishaku Maitubu, nga agjencioni UN-HABITAT.

Gjatë takimit është folur nga të pranishmit edhe për nevojën e trajtimit të legalizimit të objekteve, për avancimin e politikave të banimit, për nevojën e koordinimit të sektorit publiko-privat etj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.