ARKATANA

Haziri: Jam kundër mbylljes dhe izolimit, duhet të shtohet kontrolli

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në emisionin “Mëngjesi me Arbenin” në Kanal 10, ka folur rreth gjendjes me COVID-19 në komunën që ai drejton.

I pyetur nëse përkrah një mbyllje tjetër për të parandaluar përhapjen e coronavirusit, Haziri ka thënë se kjo nuk do të ishte një veprim i mirë i institucioneve.

“Jo nuk mendoj se ajo do të ishte zgjidhja, unë jam më shumë për një kontroll më strikt, por jam kundër mbylljes. Jam i vetëdijshëm se kur shteti është i mbyllur dhe policia del në rrugë, gjithçka kontrollohet më lehtë, por ne duhet të përcjellim edhe shtetet fqinje dhe ky është një proces që nuk kemi mundësi të jemi imun vetëm ne”, ka thënë Haziri.

Mobi Casa

Kujtojmë se ditëve të fundit ka pasur debate të shumta rreth mundësisë së mbylljes të pjesshme shkaku i rritjes së rasteve të infektuarve me COVID-19.

Kryeministri Avdullah Hoti dhe Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, kanë deklaruar ditë më parë se në rast të ‘daljes nga kontrolli’ të rasteve me virus, duhet të shqyrtohet mundësia e mbylljes së pjesshme apo izolimit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.