FITORJA

Haziri: Jam i nderuar që isha shok i Ibrahim Uruqit

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Atë që e kam thënë në përvjetorin e parë dhe të gjithë përvjetorët tjerë është se falë Ibrahim Uruqit dhe rezistencës së tij dhe idealit të tij një numër i madh i njerëzve sot janë këtu gjallë dhe jetojnë. Falë asaj sakrifice të madhe të tij dhe luftës së tij, ne sot jemi dëshmitarë të gjallë dhe e kemi këtë ditë të bardhë të lirisë. Gjunjëzohemi para veprës së tij ka thënë Lutfi Haziri në Bresalc me rastin e 15 vjetorit të rënies së Ibrahim Uruqit.

Është përkujtuar sot dëshmori i kombit Ibrahim Uruqi në 15 vjetorin e rënies për lirinë e Kosovës.

Fillimisht, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve.

Më pas është kremtuar dita e shkollës në Bresalc, që e mban emrin e këtij kolosi të kombit.

Tubimi përkujtimor është mbajtur pikërisht në sallën e sportit të shkollës, ku kishte stërvitur Uruqi për të bërë rezistencë ndaj forcave ushtarake e paramilitare serbe.
Të pranishëm në tubim ishin edhe kryesuesja e Kuvendit, drejtorët komunal, deputetë e veprimtar të çështjes kombëtare.

Mobi Casa

Në fjalën e rastit, kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka thënë se dëshmori Ibrahim Uruqi ra në altarin e lirisë për ne të gjallët që po jetojmë sot e po kremtojmë lirinë e pavarësinë e Kosovës.

“Sot mbi të gjitha, është vepra e madhe e Ibrahim Uruqit që na ka bashkuar. Ibrahimi dhe të gjithë dëshmorët tanë, sot na bëjnë të ndihemi të vegjël, na bëjnë të ndihemi të obliguar dhe të përgjegjshëm që amaneti i tyre, sakrifica e tyre të çmohet dhe të ecim përpara. Kjo sallë, ka qenë njëra prej sallave ku Ibrahimi ka bërë stërvitjet ushtarake. Jam i nderuar, që unë jam njëri nga shokët që ka ecur në një kohë të vështirë, të gjatë e të rëndë me Ibrahimin”, tha Haziri.

“Atë që e kam thënë në përvjetorin e parë dhe të gjithë përvjetorët tjerë është se falë Ibrahim Uruqit dhe rezistencës së tij dhe idealit të tij një numër i madh i njerëzve sot janë këtu gjallë dhe jetojnë. Falë asaj sakrifice të madhe të tij dhe luftës së tij, ne sot jemi dëshmitarë të gjallë dhe e kemi këtë ditë të bardhë të lirisë. Gjunjëzohemi para veprës së tij, ju gjenerata e nxënësve jeni krenar që mësoni këtu dhe në librat, fletoret e ditarët tuaj e shkruani emrin e Ibrahimi Uruqit”, ka thënë Haziri.

Haziri premtoi se do ta rregullojmë këtë shkollë në mënyrë që emri i Ibrahimit të jetë gjithmonë i ndritur, çfarë ka qenë gjithmonë ai.

Një fjalë rasti patën edhe drejtori i arsimit Nazmi Musa dhe deputeti Ahmet Isufi, të cilët vlerësuan lartë figurën e dëshmorit Ibrahim Uruqi.
Kremtja e ditës së shkollës u mbyllë me një program të pasur kulturoro-artistik nga nxënësit e shkollës fillore “Ibrahim Uruqi” të fshatit Bresalc./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.