Fundamenti

Haziri : Jabanxhinjtë mos të vijnë në Kosovë

/ 5 minuta lexim
Fundamenti

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se nuk janë kundër dialogut për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, por janë kundër vizitave të zyrtarëve serbë që nuk kanë të drejtë vote në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

“Epoka e re”: Cila është arsyeja që LDK-ja ka marr qëndrim kundër marrëveshje se fundit për vizitat e zyrtare serb gjatë fushatës në Kosovë?

Haziri: LDK-ja është kundër marrëveshjes se fundit të arritur në Bruksel, e cila ka të bëjë me vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë gjatë fushatës zgjedhore. Kjo është bërë për të kërkuar ndihmë prej Serbisë për zgjedhje. Kjo ndihmë nuk iu ka dashur askujt, e më se paku Kosovës. Kjo për mu është ftes për me e ndihmuar në proces zgjedhor. Nëse kryeministrit iu ka dashur ndihmë për procesin zgjedhor, atëherë është ftes e gabueshme dhe është vend i gabueshëm.

“Epoka e re”: Pse mendoni se kjo marrëveshje është e gabueshme?

Haziri: Sepse ata do të vijnë të punojnë me komunitetin serb, për me i ruajtur partneritetin e qeverisjen se pakicës në Kosovë. Tash pritet që edhe kryeministri i turk Erdogan me ardhur në Kosovë dhe me ia rehatuar pakicën turke. Kështu që, si duket krejt botën e ka ngritur në këmbë me ardhur këtu dhe me ia kryer punët e zgjedhjeve lokale. Ma se miri ka qenë që askush mos me u perzi në zgjedhjet lokale dhe mos me i lejuar me hy brenda jabanxhiët hiq.

“Epoka e re”: A do të thotë që LDK-ja është kundër procesit të dialogut që është zhvilluar deri me tani në Bruksel?

Haziri: Jo nuk i bie se LDK-ja është kundër dialogut për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. LDK-ja është kundër ardhje se zyrtarëve politik të Beogradit në kohë të zgjedhje, në kohën ku ata nuk kanë nevojë të vijën, sepse ata as nuk janë votues e as nuk kanë çka flasin me votuesit e Kosovës. Këto vizita unë i shoh si thirrje për të ndihmuar dhe për t`i bërë presion komunitetit serb për të votuar për partitë që janë në qeverisje.

“Epoka e re”: Me këto qëndrime, a po i bie që LDK-ja po bënë fushatë për të mbledhur sa më shumë vota në këto zgjedhje?

Haziri: Jo, LDK-ja nuk është duke bërë fushat zgjedhore me këto qëndrime. LDK është duke bërë fushat me shqiptar, sepse është parti e shqiptarëve, është parti e qendrës se djathtë, është parti e bazuar në vlera nacionale dhe nuk përzien me askënd tjetër, e aq më pak me Serbin.

“Epoka e re”: Çka nëse kjo marrëveshje është arritur nën presioni zyrtarëve të BE-së?

Fundamenti

Haziri: Nuk besoj se ka pasur presion. Kjo është teori e gabueshme. Është vetëm për t`i mbuluar problemet e brendshme në Kosovë.

“Epoka e re”: Mendoni se qeveria ka mundur t`i rezistoj presioneve të jashtme në ketë rast?

Haziri: Absolutisht po. Besoj se qeveria ka mundur t`i ndaloj që serbët të vijën të serbët, maqedonasit të gorarët dhe turqit të turqit. Qytetarët e Kosove duhet të ndihem të lirë për të votuar për atë qe donë dhe beson.

“Epoka e re”: Sa besoni se do të ndihmohet z. Thaçi në zgjedhje më këto veprime?

Haziri: Shqiptarët nuk janë popull që nuk e kuptojnë dhe nuk e lexojnë drejt mesazhin. Shqiptarët e Kosovës kanë me votuar drejt kësaj here, sot për komunën dhe nesër për Kosovën. Pra kanë me e larguar ketë formë të qeverisjes.

“Epoka e re”: A do të vazhdoj që LDK-ja ta mbështet procesin e dialogut që po zhvillohet në Bruksel?

Haziri: Ne e kemi sponsorizuar rezolutën për dialogun në mes të dy vendeve dhe qëndrojmë pas asaj. Por, kryeministri ka me raportuar në Kuvendin e Kosovës për këto që po i bën. Pasi të dëgjojmë raportin e kryeministrit në seanca plenare, mandej ne do të flasim.

Mirëpo procesi si i tillë nuk është pjese e debatit gjatë zgjedhjeve. Ne gjatë zgjedhjeve merremi me politika dhe me problem lokale. Çështja e dialogut, çështja e integrimeve evropiane dhe çështje tjera me rendësi për vendin është mirë të mos merremi me to dhe të mos shfrytëzohen në asnjë mënyrë për proces zgjedhor, sepse dëmtohet konsezuesi. Këtu duhet me ia vendosur pikën edhe z. Thaçi. Nuk është mirë me e shfrytëzua për proces zgjedhor, sepse e dëmton seriozisht interesin e vendit dhe konsenzuesin.

“Epoka e re”: Cilat do të jen hapat e tjerë të LDK-së për t`i kundërshtuar këto veprime të qeveris?

Haziri: Ndërrimin e kësaj qeveri përmes procesit të zgjedhjeve. Kurdo që jepet mundësi e parë ligjore dhe kushtetuese.