UBT

Haziri: Ja e vërteta sa i përket ujit të pijshëm në shkolla

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka thënë se gjendja e paraqitur nga opozita në Gjilan, sa i përket ndotjes së ujit të pijshëm në shkolla, nuk përkon me realitetin.

“E vërteta është krejt ndryshe nga ajo që propagandohet nga opozita. Instituti Epidemiologjik i Kosovës e ka zyrën regjionale në Gjilan, e cila është autoriteti kryesor i cili merret me analiza dhe i cili e konstaton gjendjen dhe si pasojë e këtyre vlerësimeve që vije edhe si kërkesë e jona, gjendja ndryshon. Në tri raste, ne i kemi analizat që janë me ndotje minimale. Natyrisht që është rekomandim i tyre që uji është i pijshëm, është në përdorim, ndërsa në rastet tjera ku ka probleme nuk përdoret dhe nuk lejohet që ujit të jetë në përdorim, por në mënyrë absolute ju siguroj që zyra regjionale në Gjilan e Institutit Epidemiologjik, është jashtëzakonisht profesionale dhe e angazhuar”, ka thënë Haziri.

Ai ka thënë se ka pasur probleme pas reshjeve të fundit në Gjilan, por që situata është në kontrollë të plotë.

“Është fakt që pas reshjeve të fundit dhe vërshimeve që kanë qenë në Gjilan, ka pasur probleme si pasojë e vërshimeve, por situata është nën kontroll, duke e pasur parasysh edhe rolin e kompanisë regjionale të ujërave “Hidromorava”, e cila merret me menaxhimin e ujërave dhe ujit të pijshëm në përgjithësi. E konfirmoj që ne nuk lejojmë që në asnjë rrethanë të dëmtohet shëndeti publik dhe interesi qytetar, anipse Komuna e Gjilanit e ka një rolin sekondar në këtë drejtim”, është shprehur Haziri.

Mobi Casa

Kreu i Komunës së Gjilanit ka theksuar se aktualisht po punohet së bashku me qeverinë zvicerane, për t’i rehabilituar të gjitha rrjetet e fshatrave, që përfshin ndërhyrjen edhe në rrjetin e ujësjellësit nëpër shkolla.

“Ajo që po punojmë tash është që së bashku me qeverinë zvicerane do t’i rehabilitojmë të gjitha rrjetet e fshatrave, që përfshin ndërhyrjen tonë edhe në rrjetin e ujësjellësit edhe nëpër shkolla. Ne kemi gjetur shkolla pa ujë të pijshëm dhe kemi gjetur edhe probleme jashtëzakonisht serioze.

Është dashur të bëjmë zgjidhje alternative, siç ka qenë rasti në fshatin Bresalc, ku së bashku me rotarianët e Gjilanit e kemi ndërtuar pusin e ujit të pijshëm. Pastaj, nxënësit e gjimnazit me vetëiniciativë kanë bërë zgjidhje alternative për ujë, por që kryesisht që ka të bëjë në sistem mbështetës”, ka përfunduar kryetari Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.