RCCOLA

Haziri: Ja 7 arsyet pse duhet të votohet LDK-ja në Gjilan

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kreu i LDK-së në Gjilan dhe kandidati për kryetar komune nga ky subjekt politik Lutfi Haziri thotë për rajonipress se duke pasur parasysh abuzimin, keqëmenaxhimin, politizimin, politikën partizane, anashkalimin e Gjilanit, diskriminimin buxhetor ndaj të gjitha kategorive, ai në emër të LDK-së ka shtatë dalje për ta nxjerr nga kriza Gjilanin.

Lutfi Haziri e ka marrë seriozisht kandidimin për kryetar të Gjilanit. Ai tashmë edhe është kthyer në Gjilan për të jetuar dhe për të qenë sa më afër problemeve dhe shqetësimeve që kanë qytetarët e Gjilanit rreth të ardhmes së këtij qyteti.

Haziri tashmë ka evidentuar dhe identifikuar të gjitha prioritetet e lagjeve dhe fshatrave të Gjilanit. Nga Konventa Akademike e LDK-së që u mbajt më herët Haziri ka marrë platformën profesionale në bazë të së cilës edhe do të paraqes para elektoratit gjilanas projektin për ta qeverisur mirë, drejtë dhe ndershëm Gjilanin, nëse zgjidhet kryetar i Gjilanit.

Lutfi Haziri për rajonipress ka shpalosur një pjesë të synimeve të tij dhe pikave kyçe që ai mendon se mund ta josh votuesin gjilanas për t`i dhënë votën atij dhe LDK-së.
Haziri thotë se Gjilani ka një kohë të gjatë që është përfshirë në afera të ndryshme abuzive, keqëmenaxhim, politizim, politikë partizane, anashkalim nga ana e Qeverisë qendrore, diskriminim buxhetor ndaj të gjitha kategorive. “Duke pasur parasysh të gjitha këto të këqija dhe këto abuzime unë në emër të LDK-së ofrojë shtatë pika kyçe-dalje për ta nxjerr nga kriza Gjilanin” thotë Haziri.

Eco Higjiena

Haziri tha se tashmë i ka piketuar 7 arsye pse duhet qytetari gjilanas ta votojë atë dhe LDK e Gjilanit. Sipas tij pika e parë lidhet me Gjilanin si qendër regjionale politiko – administrative, arsimore, ekonomike, shëndetësore, kulturo sportive e rinore duke përfshirë investimet infrastrukturore dhe kadrovike.

Arsyeja e dytë ka të bëjë me Gjilanin si qendër e mikroregjionit evropian, bashkëpunimi ndërkomunal dhe ndërkufitar duke garantuar qarkullim të lirë të njerëzve dhe mallrave, suspendimin e taksës diskriminuese për Preshevën, Bujanocin e Medvegjën dhe duke sjell investime nga Bashkimi Evropian në Gjilan.

Pika e tretë e Hazirit lidhet me arsimimin e barabartë dhe depolitizim të administratës së arsimit, investim në shkolla dhe ndërtimin e gjeneratës së re të arsimtarëve. Arsyea e katërt sipas Hazirit lidhet me sferën e shëndetësisë duke ofruar përkujdesje shëndetësore në parimin një familje një mjek. Pastaj lufta kundër krimit e korrupsionit në zero tolerancë, sundimi i ligjit, siguri publike për çdo qytetarë e familje.

Një çështje tjetër Haziri ia ka kushtuar mërgimtarëve duke ofruar përkujdesje e mundësi për gyrbetqarët e Gjilanit, përparësi në investime PPP dhe lehtësime komunale, ulje e taksave komunale dhe subvencione për tregun e gjelbërt dhe tregjet e tjera të kafshëve, veturave, zejtarët e qytetit, kulturën dhe teatrin profesionist, sportin shkollor dhe klubet profesionale dhe rininë./rajonipress/