UBT

Haziri: Isa Mustafa e kishte të garantuar me dokument që Asociacioni nuk do të kishte kompetenca ekzekutive

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se miratimi i marrëveshjes së parë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe ka ardhur fillimisht mes një letërkëmbimi mes ish-kryeministrit, Hashim Thaçi dhe ish-kryediplomates së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

“Ne deri më 2013 gjithçka në koordinim me partnerët ndërkombëtarë kemi reagua njëanshëm. Njëanshëm e kemi nënshkruar Rambujenë, njëanshëm e kemi shpallë pavarësinë, thuhet pavarësi e koordinuar me partnerët ndërkombëtarë dhe njëanshëm është ratifikuar letërkëmbim mes Mogherinit dhe Qeverisë së Kosovës. Ajo ka qenë letërkëmbim mes zonjës Mogherini dhe ish-kryeministri Thaçi për arritjen e një marrëveshje e cila më pas është përkthyer në ligj sepse është ratifikuar dhe është nënshkruar prej presidentes Jahjaga”, ka deklaruar Haziri.

Tutje ai ka shtuar se ish-kryeministri, Isa Mustafa e kishte të garantuar me dokument që Asociacioni nuk do të ketë elemente ekzekutive, çka sipas Hazirit, Kurti nuk e ka një garancion të tillë.

Hidromorava

“Në 2015 ish-kryeministri Mustafa e ka punuar aneks-dokumentin, marrëveshja për implementim e 2013 dhe ajo i ka elementet e Kushtetueses dhe dokumentin me garancion prapa që Asociacioni nuk mund të ketë të drejta ekzekutive, nga zonja Mogherini. Ai dokument është pjesë e negociatave. Z. Mustafa e ka dëshmuar dhe e ka publikuar. Kjo marrëveshje tani nuk i ka këto siguri”, ka thënë ai në Tëvë 1.

Haziri ka thënë se opozita ka mirëkuptim me partnerët ndërkombëtarë.

“Ne e kemi tërhjek vëmendjen dhe kemi biseduar fillimisht me strukturat, kryetari i LDK-së ka aktivizuar mekanizëm të brendshëm të debatit dhe i ka vlerësuar në detaje të gjitha dokumentet e procesit dhe pritjet e tona, natyrisht me të gjithë partnerët përfshirë QNINT-in, vizita në Amerikë dhe Bruksel, vizita në regjion që i kemi pas në Shqipëri e Maqedoni të Veriut dhe ne kemi ardhë në përfundim që kjo pjesë e procesit neve na dallon se ne mbështesim dialogun, kryeministri është i vetmi organ që udhëheq e Qeveria miraton dokumente dhe politika, që Kuvendi është i vetmi organ që miraton marrëveshje. Dallimi ynë është me përmbajtjen e marrëveshjes. Kemi tërheq vërejtjen, kemi thanë të lutem ke kujdes, por ne jemi të gatshëm të ndihmojmë. Mirëkutpimi i partnerëve me opozitën ekziston. Ne këtë nuk e kemi shqetësim”, deklaroi Haziri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.