FIDANISHTJA

Haziri: Investimet në bujqësi prioritet i qeverisjes komunale

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Deklarata e Lutfi Hazirit se investimet në bujqësi nuk do të mungojnë dhe se ky sektor do të përkrahet në të gjitha fushat, ka ngjallur reagime pozitive tek shoqëria civile. Shaban Terziu që është marrë kohë të gjatë me bujqësi thotë për rajonipress se ky është lajmi më i mirë që ka dëgjuar deri më tani nga Lutfi Haziri.

Rajoni i Gjilanit dhe i Anamoravës është i pasur me resurse bujqësore dhe jo rastësisht Gjilani ishte vendi pothuajse më i njohur në regjion për kultivimin e duhanit.

Duke parë këto afinitete, kreu i komunës Lutfi Haziri është shprehur i gatshëm që sektorin e Bujqësisë ta ndihmojë në të gjitha fushat.”Bujqësia do të përkrahet me të gjitha format. Do të përkrahen bujqit, prodhuesit e sidomos do të isha i lumtur nëse në Gjilan aktivizohet prodhimtaria e duhanit” ka thënë Haziri në një debat që më herët e organizojë Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu”.

United Hospital

Haziri ka thënë se vetëm bujqësia mund ta ulë papunësinë dhe të krijojë të ardhura për ekonomitë familjare. “Natyrisht që prodhuesit serioz dhe të përkushtuar do ta kenë përkrahjen time dhe të qeverisë komunale”.

E ky lajm e ka gëzuar Shaban Terziun i cili një kohë të gjatë ka punuar në ish Kooperativën Bujqësore “Mlladost” e tani udhëheq OJQ “Lansdowne”.

Terziu tha për rajonipress se deklarata e Hazirit rreth bujqësisë është lajmi më i mirë që ka dëgjuar deri më tani nga ai.”Vërtet u ndjeva mirë kur dëgjova nga goja e Hazirit se bujqësia vazhdon të mbetet prioritet. Zakonisht shumica e politikanëve e injorojnë sektorin e bujqësisë, por në fakt ata gabojnë rëndë sepse është pikërisht kjo fushë që mund të krijojë vende të reja pune dhe të ulë papunësisë. Ne si regjion jemi të njohur për kultivimin e duhanit e mos të flas për regjionin e Vitisë që ka jetuar shumë vite nga prodhimet e saja bujqësore” tha Terziu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.