ARKATANA

Haziri: Institucionet shtetërore në Gjilan janë të vendosura për të garantuar mbarëvajtjen e mësimit në shkolla

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Komiteti i emergjencave për parandalimin e pandemisë globale, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt dhe në analizimin e gjendjes së përgjithshme, ka bërë të ditur se janë kthyer rezultatet e testimit të mësimdhënësve dhe nga të gjitha testimet e bëra, vetëm 4 raste janë konfirmuar pozitive të cilët janë duke u trajtuar nga mjekët.

Në fjalën e tij, në konferencën me gazetar kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar të gjitha institucionet shtetërore që me punën e tyre janë të vendosur për të garantuar procesin mësimor në shkolla, ndërsa gjendja me virusin Covid-19 në Gjilan, është e qetë dhe vazhdimisht në rënie.

FIDANISHTJA

“Gjindja është e qetë dhe nën kontrollë të vazhdueshëm të ekipeve shëndetësore. Deri tani nga rezultatet e pranuara kemi 4 mësimdhënës që kanë rezultuar pozitiv dhe menjëherë janë marrë masat e nevojshme sipas protokollit shëndetësor dhe në bazë të planifikimit të MASHT-it. Në gjendjen e përgjithshme, Gjilani vazhdon ti ketë 119 raste aktive me Covid-19, nga gjithsej 936 raste pozitive sa kishim që nga 13 marsi e deri më sot. 776 pacient janë shëruar plotësisht dhe për fat të keq 41 pacient kanë humbur betejën me virusin Covid-19. Mostra në pritje janë gjithsej 33, ndërsa të hospitalizuar i kemi 24 pacient, të cilët janë nën monitorimin e vazhdueshëm”, ka thënë në fjalën e tij kryetari Lutfi Haziri.

Apeli i përbashkët është për kujdes maksimal dhe parandalim të virusit, duke përdorur masat mbrojtëse, e deri te vetizolimi nëse paraqiten simptomat, sepse vetëm në këtë formë mund të garantohet shëndeti publik dhe parandalimi i përhapjes së virusit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.