ARKATANA

Haziri inspekton punimet në renovimin e teatrit të qytetit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Dita e dielë nuk ka qenë ditë pushimi për kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri. Ai ka inspektuar punimet në renovimin e objektit të teatrit të qytetit, ndërsa theksoi se qëllimi është që stafit t’i krijohen kushte më të mira dhe të prodhohen shfaqje sa më profesionale.

“Jam i kënaqur me dinamikën punëve në renovimin e objektit të teatrit. Ky është vend i krenarisë se qytetit dhe ky ka qenë qëllimi jonë që të investojmë në mënyrë që objekti të bëhet dinjitoz dhe kushtet e punës për stafin të jenë më të mira. Tashmë qyteti i Gjilanit veç e ka marrë epitetin e kryeqendrës kulturore të shiqiptarëve dhe kjo na obligon edhe më shumë që të punojmë në këtë aspekt”, ka thënë Haziri.

Po ashtu, Haziri ka përmendur edhe projektet tjera të Komunës të cilat janë realizuar për teatrit dhe në përgjithësi për kulturën, siç është zgjedhja e ansamblit të aktorëve me anë të konkursit publik, shpallja e konkursit për drejtor, miratimi i kalendarit kulturor nga ana e Bordit, sikurse edhe buxhetimi i teatrit nga ana e Komunës, derisa do të shpallet edhe pozita e drejtorit artistik të teatrit të Gjilanit.

UBT

“Më bënë të lumtur fakti se pas më shumë se 20 vjetëve, kemi arritur që shfaqjet që prodhohen në këtë teatër të rrugëtojnë nëpër të gjitha shkollat e Gjilanit. Synimi ynë është që të dalim edhe jashtë Komunës dhe Republikës”, ka deklaruar kreu i Gjilanit.

Përndryshe, projekti i renovimit të objektit të teatrit të qytetit kap koston e mbi 100 mijë eurove dhe po realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.